Trump godet sërish Kinën: Po mbyllin fabrikat për shkak të tarifave që kemi vendosur

30 Prill 2025, 19:07 / BOTA ALFA PRESS

Trump godet sërish Kinën: Po mbyllin fabrikat për shkak të

Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara ndodhen në negociata me zyrtarë kinezë me synimin për të arritur një marrëveshje tregtare, deklaroi Donald Trump para anëtarëve të kabinetit të tij gjatë një mbledhjeje në mesditën e së mërkurës në Shtëpinë e Bardhë.

“Në një moment shpresoj të arrihet një marrëveshje, po negociojmë me Kinën,” tha Trump, duke pretenduar se tarifat e larta që Uashingtoni ka vendosur ndaj Pekinit po çojnë në mbylljen e fabrikave në Kinë.

“Sapo pashë disa raporte… ekonomia e tyre po paraqitet dobët. Më mërziti vërtet ajo që dëgjova,” shtoi ai.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se dëshiron përparimin e Kinës dhe ka një qëndrim pozitiv ndaj presidentit kinez Xi Jinping.

Më pëlqen presidenti Xi, nuk do të doja t’u ndodhte kjo gjë, nuk dua që të vuajnë. Anijet po largohen sepse refuzojnë mallrat, nuk duan të blejnë për shkak të tarifave. Fabrikat po mbyllen në të gjithë Kinën sepse ne nuk duam produktet e tyre,” shtoi Trump.

Këto komente vijnë pas publikimit të një raporti që tregonte se aktiviteti industrial në Kinë është tkurrur këtë muaj me ritmin më të shpejtë në 16 muajt e fundit. Një zyrtar i lartë i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës tha se rënia e porosive të fabrikave lidhet me “ndryshime të papritura në ambientin e jashtëm dhe faktorë të tjerë”.

Për më tepër, të dhëna të fundit për mallrat tregojnë një rënie të ndjeshme të dërgesave nga Kina drejt SHBA-së, si dhe kthimin e disa anijeve të transportit pa shkarkuar mallrat. Për shembull, kompania e logjistikës Flexport raportoi se rezervimet nga Kina drejt SHBA-së janë ulur me rreth 60% pas vendosjes së tarifave 145%.

 

ide