
Atentati në Tiranë/ 11-vjeçari në gjendje stabël, do dërgohet në Romë për shërbim më cilësor

18 Prill 2025, 19:11 / AKTUALITET
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gjendjen e 11-vjeçarit të plagosur mbrëmjen e djeshme (17 prill) në Tiranë.
11-vjeçari Dior Demiraj ndodhet në spital me parametra stabël. Bëhet me dije se i mituri do të dërgohet për mjekim dhe shërbim më cilësor jashtë vendit përkatësisht në Romë.
11-vjeçari mbeti i plagosur pasi po kthehej nga festa e ditëlindjes së tij. Fatmirësisht ai arriti tu mbijetonte plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri të cilat u hodhën me breshëri drejt mjetit “C Class” me të cilën po udhëtonte. I mituri ndodhej në automjet së bashku me tre persona të tjerë të cilën mbetën të plagosur. Të plagosur mbetën 34-vjeçari Arens Stafa, 17-vjeçari Marko Demiraj dhe 19-vjeçari Kian Mullaj.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128