Kanoset me armë zjarri në Laç, 34-vjeçari kallëzon katër persona të panjohur

22 Prill 2025, 15:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kanoset me armë zjarri në Laç, 34-vjeçari kallëzon

Një 34-vjeçar ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Kurbin se është kanosur me armë zjarri nga katër persona të panjohur, në orët e para të mëngjesit të 22 prillit, pranë shinave të trenit në qytetin e Laçit.

Sipas deklaratës, autorët lëviznin me një automjet dhe janë larguar pas ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.