Çmimet e reja, Bordi vendos uljen e naftës! Ja sa do shitet nga sot

Bordi i Transparencës ka vendosur sot, më 28 maj 2026, çmimet e reja të karburanteve në tregun vendas.
Sipas vendimit, çmimi i naftës me pakicë do të jetë jo më shumë se 187 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 175 lekë për litër.
Një ditë më parë, nafta u vendos nga Bordi të shitej me 190 lek, ndërsa sot çmimi ulet me 3 lekë.
Po ashtu, çmimi i benzinës me pakicë do të jetë jo më shumë se 174 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 162 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku do të rishikohen sipas lëvizjeve të tregut.
Njoftimi:
Bordi i Transparencës në datë 28 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128