Moti i keq izolon tre fshatra në Delvinë, shkatërrohet ura e Leftrehorit
26 Nëntor 2025, 22:14 / AKTUALITET

Tre fshatra në Delvinë janë izoluar pasi ura e fshatit Leftrehor është shkatërruar si pasojë e reshjeve intensive të pasdites së sotme.
Ura lidhëse është shembur plotësisht, duke lënë të bllokuar banorët e Kakodhiqit, Lefterhorit dhe Varfajt. Mësohet se ura ka pësuar dëmtime edhe ditët e mëparshme, ndërsa është ndërhyrë disa herë për të mbajtur qarkullimin të hapur.
Aktualisht banorët e tre fshatrave janë pa mundësi kalimi, ndërsa pritet ndërhyrja e mjeteve të specializuara për të rikthyer qarkullimin. Autoritetet lokale po vlerësojnë dëmet dhe po kërkojnë zgjidhje të përkohshme për të garantuar lëvizjen.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



