
Në gjurmët e vrasësit të Renato Hoxhajt/ Policia shqiptare i shkruan Interpolit për autorin e dyshuar

Policia shqiptare ka dërguar shkresa Interpolit për verifikimin e një shtetasi të huaj që besohet se është autor i vrasjes së Renato Hoxhaj.
Ky person që deri më tani është arritur në identifikimin e tij besohet se përdorët nga një grup kriminal në Vlorë me qëllim ekzekutimin e shënjestrave të tyre.
Kamerat e sigurisë në pikat e kalimit kufitar kanë zbuluar lëvizje të dyshimta të tij. Një burim konfidencial i tha Ora Neës se ky shtetas dyshohet të ketë kryer ngjarje të tjera në qytetin bregdetar.
Deri më tani hetuesit janë të bindur se ai ka dal nga Shqipëria nëpërmjet Qafe-Botës, por ende nuk dihet destinacioni final i tij.
Nga të dhënat rezulton se ka përdorur një makina tip Range Rover sport e cila është blerë me datën 9 prill dhe më pas është vene ne dispozicion nga Erils Mehmetaj i vetmi i ndaluar për këtë ngjarje.
Makina është marrë në Kamëz është dërguar tek dogana dhe persona ende të paidentifikuar e kanë marr dhe ia kanë vene në dispozicion autori të vrasjes.
Rezulton se kjo makine është përdorur edhe pas krimit nga autori i ngjarjes por ende nuk është zbuluar se ku është fshehur.
Dyshohet se Renato Hoxhaj pavarësisht se nuk kishte precedent, te jete i përfshirë në grupet kriminale të Vlorës. Rezulton viktima të jete qëlluar 4 here nga dy armë të ndryshme.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128