Plagosi të dashurën dhe më pas vrau veten! 34-vjeçarI stilisti i njohur shqiptar

9 Maj 2025, 22:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosi të dashurën dhe më pas vrau veten! 34-vjeçarI

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Prishtinë, ku një burrë 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Rrugën B.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se pas marrjes së informatave, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin emergjent mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Sipas raportimeve në media, personi që ka ndërruar jetë është stilisti i njohur kosovar, Festim Iusfi.

Burime bëjnë me dije se dyshohet që Iusfi, para se të vetëvritej, kishte plagosur me thikë të dashurën e tij. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar motivin dhe detajet e plota të rastit.

Autoritetet i kanë bërë thirrje publikut që të presë rezultatet zyrtare të hetimeve dhe të shmangë spekulimet në rrjete sociale.

 

Po ndodh...