“Rama, Berisha jepni dorëheqjen”/ Unioni i Sindikatave protestë para ministrisë së Ekonomisë: Shërbimet publike në emergjencë!

Unioni i Sindikatave të Shqipërisë po zhvillon këtë të martë një protestë përpara Ministria e Ekonomisë, duke ngritur alarmin për krizën në rritje të shërbimeve publike.
Sipas Unionit, sektori publik po përballet me presion për shkak të investimeve të pamjaftueshme, mungesës së stafit, pagave të ulëta dhe ngarkesës në rritje të punës. Ata theksojnë gjithashtu se emigrimi i profesionistëve po e përkeqëson situatën në sektorë jetikë si shëndetësia, arsimi dhe shërbimet sociale në vendin tonë.
“Alarmi mbi emergjencën në rritje të shërbimeve publike. Në Shqipëri dhe Evropë shërbimet publike ndodhen në një presion të jashtëzakonshëm. Investimet e pakta, mungesa e stafit, pagat e ulëta, ngarkesa në rritje në punë dhe dobësimi i mbrojtjes për të drejtat e punës kanë çuar në shumë sektorë jetikë në një situatë kritike. Ndërkohë që rriten shpenzimet ushtarake dhe politikat e orientuara nga tregu, shërbimet publike dhe funksionale i mbajnë ato funksionale dhe po lihen pas dore.
Punonjësve po iu kërkohet të bëjnë më shumë me më pak burime ndërsa cilësia e shërbimeve për qytetarët po pakësohet. Për unionin e sindikatave të Shqipërisë kjo emergjëncë është e dukshme çdo ditë. Institucionet publike vazhdojnë të përballen me mungesë stafi e vende vakante të paplotësuara, ngarkesë të pasigurt në punë, emigrim të profesionistëve të kualifikuar, shumë punonjës në shëndetësi, arsim e shërbime soviale përballen me paga të ulëta që nuk përputhen me rritjen e kostos së jetesës dhe vlerën e punës që ata kryejnë.”, tha një përfaqësues.
Ata kërkojnë rritje të investimeve publike, paga më të larta dhe kushte dinjitoze.
“Prandaj ne sot kërkojmë rritje të investimeve publike të shërbimeve publike cilësore, paga më të larta dhe kushte dinjitoze, punësim dhe garantim ë niveleve të sigurta të nivelee të sigurta të personalit.”
Një tjetër përfaqësues bëri gjithashtu thirrje edhe për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.
“Rama jep dorëheqje, Berisha jep dorëheqjen. T’ia lënë vendin të rinjve që të jenë pjesë e këtij sistemi.”, tha ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128