
Rasti i gazetarit “Qyno”/ Gjykata Kushtetuese rrëzon SPAK-un për ruajtjen e burimeve të gazetarëve

Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin se e drejta e gazetarit për të ruajtur burimin është një nga garancitë kushtetuese.
Gjykata arriti në përfundimin se kontrollet kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes.
Gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar se përse u përdorën mjete të tjera për të zbuluar burimin.
Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha kryetarja e Gjykatës Jushtetuese Holta Zaçaj në konferencën për mediat dha detaje të vendimmarrjes.
Ajo tha se është pranim i pjesshëm i kërkesave të gazetarit, ku theksohet se sekuestrimi është i paligjshëm.
Në lidhje me kontrollin, ajo tha se nuk është ezauruar ende, sepse sipas ende nuk është bërë objekt shqyrtimi, sepse avokati i gazetarit ka thënë që ruaj të drejtën të ngremë padi në vazhdim.
Sipas vendimit unanim, bie sekuestrimi i mjeteve të punës ndaj gazetarit, sepse siç vlerëson gjykata nuk ishte kjo mënyra për të zbuluar burimet e gazetarit.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128