Shqiptari përplas me makinë policin italian, po hetohej për trafik droge

Operacioni antidrogë në lagjen Bustecche në Varese të Italisë, një shqiptar 20-vjeçar tenton të arratiset duke përplasur një agjent të Skuadrës Fluturuese. Polici i plagosur me fraktura në fytyrë është shtruar në spitalin Circolo. I riu u arrestua me dyshimin se ishte pjesë e një rrjeti trafiku droge të lidhur me trafikun e kokainës.
Kur e kuptoi se tani po e ndiqnin, 20-vjeçari tentoi një arratisje të dëshpëruar duke shtypur pedalin e gazit, duke përplasur oficerin që ishte në rrugën e tij.
Sekuenca e saktë e ngjarjeve është ende duke u shqyrtuar nga hetuesit. Agjentët e Narkotikëve kishin shkuar në lagjen Bustecche, pranë Viale Borrit, për një operacion që synonte të luftonte trafikun e drogës në qytet. 20-vjeçari, i dyshuar si anëtar i rrjetit lokal të trafikut të drogës, u kap nga hetuesit të cilët e urdhëruan të ndalonte.
Nuk dihet ende nëse i riu e ka injoruar menjëherë urdhrin apo është ndalur dhe më pas ka nisur sërish befas.
Fakti është se në tentativë për t’u arratisur, ai ka rrëzuar një nga oficerët, i cili ka pësuar disa lëndime, mes të cilave mavijosje dhe fraktura në fytyrë. Fatmirësisht jeta e tij nuk është në rrezik. Më pas i riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burgun e Miognit, me urdhër të prokurorit publik.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


