"Largimin e Ramës, ose shuarjen e opozitës"/ Berisha tregon skenarët e protestës dhe mban qëndrim të prerë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar se cilët do të jenë skenarët e protestës së sotme.
Në një dalje për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se protesta e sotme duhet të shihet si një proces apo ansambël që ndalet vetëm në shuarjen e opozitës ose largimin e Ramës.
“Së pari do të sqaroj se ky është një proces inaugural. Ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë. Pasi kemi faktuar çdo gjë të betuar, që do të vazhdojmë luftën tonë deri në përmbysjen e regjimit. Ne e nisëm këtë me foltoren para Kryeministrisë. Jo të paktë ishin ata që e përqeshën atë, por gabuan. Se ajo kishte një mesazh se ai shesh, do të jetë sheshi i lirisë. Vazhduam në Parlament, ku opozitës iu mohua çdo hapësirë kushtetuese. Zbresim në shesh pasi Rama përdori gjykatën Kushtetuese, organin më të lartë për të firmosur licencën e vjedhjeve të tij dhe qeveritarëve të tij pa u shqetësuar. Pra, këtë protestë do ta merrni që ndalet dhe një herë, një ansambël i tërë dhe do të ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës dhe shuarjen e opozitës.”, tha ai.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

