Të veshur si agjentë të BKH-së dhe efektivë policie, publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri

22 Dhjetor 2025, 13:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të veshur si agjentë të BKH-së dhe efektivë policie,

Më 12 gusht të këtij viti, rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe, u krye nën “kamuflimin” e autoritetit. Autorët të veshur me uniforma policie dhe të ngjashme me ato të agjentëve të BKH-së i afrohen viktimës duke përdorur simbolikën e shtetit si mjet frike dhe nënshtrimi, tregohet në pamjet e publikuara nga VNA.

Meçe u mbajt për orë të tëra nën shantazh me qëllim bindjen për tu tërhequr nga ankimimet për tenderat e AKSHI-t.  Dhe vetëm pasi u bind dhe hoqi dorë biznesmeni u la i lirë i braktisur në një fshat të Elbasanit.

Sipas hetimeve ka rezultuar se urdhri për rrëmbim erdhi nga grupi kriminal i direktuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Kujtojmë se këta dy të fundit janë në kërkim, teksa drejtuesja dhe zëvendësdrejtuesja e AKSHI-t ndodhen nën masën e arrestit në shtëpi.

Të veshur si agjentë të BKH-së dhe efektivë policie,

Të veshur si agjentë të BKH-së dhe efektivë policie,

 

Po ndodh...

ide