Të shtëna me armë zjarri në Has, humb jetën një 34-vjeçar! Arrestohet autori

7 Maj 2025, 17:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të shtëna me armë zjarri në Has, humb jetën një

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në Has, ku ka humbur jetën një person.

Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur 34-vjeçari Rushit Sallahu, ndërsa autori i krimit është arrestuar nga policia, shtetasi me iniciale Y.J., 41-vjeç.

Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i mëparshëm mes tyre, pak ditë më parë për motive pronësie.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Po ndodh...