
Raporti për politikën monetare të 3-mujorit të dytë! Guvernatori i BSH: Tregu valutor më i qëndrueshëm se 2 vitet e shkuara! Kreditimi për sektorin privat ka shënuar rritje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar raportin për politikën monetare për tre muajin e dytë, duke thënë se sugjeron që ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi.
Sejko tha se inflacioni vijon të qëndrojë në nivele të ulëta pranë objektivit, ndërsa tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe kreditimi për sektorin privat ka shënuar rritje.
“Tregjet financiare kanë vijuar të shfaqen të gjeta gjatë muajve të parë të vitit 2025. Tregu i parasë karakterizohet nga një situatë e mirë likuiditeti, prime të reduktuara rreziku dhe kushte financiare akomoduese. Paralelisht me to, tregu valutor ka shfaqur qëndrueshmëri më të lartë se dy vitet e shkuara, ndonëse presionet sezonale vijojnë të jenë të pranishme”, theksoi ndër të tjera Sejko.
Sejko: Sot më 7 maj, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi raportin e politikës monetare për tremujorin e dytë.
Raporti i marrë në analizë sugjeron se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi.
Vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten gjatë 2-3 mujorëve të fundit.
Inflacioni vijon të qëndrojë në nivele të ulëta pranë objektivit, ndërsa tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe kreditimi për sektorin privat ka shënuar rritje.
Ky trend pozitiv zhvillimi ka pasqyruar edhe kontributin pozitiv të politikës tonë monetare.
Inflacioni i çmimeve të konsumit, qëndroi në nivelin mesatar në 2% në tremujorin e parë të vitit, i njëjtë me atë të tremujorit paraardhës.
Ekonomia shqiptare vijon të rritet me ritme pozitive, ndonëse më të ngadalta se ato të vitit 2024. Rritja ekonomike ka vijuar të pasqyroje zgjerimin e konsumit familjarë, investimet e biznesit dhe të ardhurat e turizmit.
Kërkesa relativisht e lartë për mallra dhe shërbime, vijon ta mbajë ekonominë në një fazë pozitive të ciklit të biznesit. Kjo ecuri pasqyrohet në një treg pune me ecuri në rritje, të një papunësi pranë niveleve minimale historike dhe rritje të shpejt të pagave në sektorin privat.
Pagat në sektorin privat u rritën me 9.5% në tre muajin e katërt të vitit të shkuar, duke ilustruar vijimin e zhbalancimeve të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.
Rritje e shpejtë pagave rrit të ardhurat në familjet shqiptare, por nga ana tjetër është premisë për rritjen e kostove të prodhimit dhe çmimeve të konsumit.
Tregjet financiare kanë vijuar të shfaqen të gjeta gjatë muajve të parë të vitit 2025. Tregu i parasë karakterizohet nga një situatë e mirë likuiditeti, prime të reduktuara rreziku dhe kushte financiare akomoduese. Paralelisht me to, tregu valutor ka shfaqur qëndrueshmëri më të lartë se dy vitet e shkuara, ndonëse presionet sezonale vijojnë të jenë të pranishme.
Ky stabilitet monetar pasqyron politikën e kujdesshme monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, reagimi konsistent dhe proaktiv i saj ndaj zhvillimeve ekonomike dhe monetare të tre viteve të fundit, ka mundësuar absorbimin e goditjes së çmimeve nga tregjet ndërkombëtare, kontrollin e inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit monetar të ekonomisë shqiptare.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128