
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra! Prokuroria e Tiranës shpall pretencën


Prokuroria e Tiranës shpalli pretencën për Dan Hutrën.
Enklit Gjini kërkoi tre dënime të përjetshme për Hutrën për akuzën e vrasjes së tre grave, raporton gazetarja Anila Hoxha, konkretisht dënim i përjetshëm u kërkua për vrasjen e Mevlute Sadike, një tjetër për vrasjen e Hasime Datkut dhe po ashtu për vrasjen e Etleva Kurtit.
Për tre plagosjet, për të cilat prokuroria tha se jemi në vrasje të ngelur në tentativë, prokuroria kërkoi 35 vite burgim për vrasjes e ngelur në tentativë të Elena Hysës, 35 vite të thera për vrasjen e Kujtime Hysës dhe 30 vite burgim për vrasjen e ngel të Marjona Gurakuqit.
Prokurori i kërkoi gjykatës që Dan Hutra të dënohet edhe me pesë vite burgim për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen, 7 vite burgim për mbajtjen e armëve pa leje dhe 3 vite burgim për prodhim të armëve të ftohtë.
Pretenca u shpall dje, raporton Anila Hoxha, ku në seancë i akuzuari përfaqësohej nga një avokat i cak nga shteti. Gjykata i ka lënë kohë të përgatisë mbrojtjen dhe caktoi seancën e radhës në14 maj, ora 09:30.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128