
U arrestua sot në Tiranë/ Kush është Elvis Gaçaj, pjesëtar i klanit Duka. U dyshua për vrasjen e Santiago Malkos

Policia e Tiranës arrestoi një person i cili qarkullonte me armë zjarri me vete, i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë, Elvis Gaçaj si dhe shoku i tij Marsel Dobi për moskallëzim krimi.
Elvis Gacaj i njohur si pjesëtar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos. Për këtë ngjarje ai u arrestua në Durrës më heret ne vitin 2019.
Gaxhaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, në një apartament pranë shkollës “Partizani”.
Policia e kryeqytetit gjeti një pistoletë dhe lëndë narkotike në banesë. Gjykata vendosi për dy të pandehurit t’i lërë në “arrest shtëpie” ne ate kohe.
Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015. Ai i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të.
-
Tensione në Baltik, radari rus shënjestron avionin francez
18 Janar, 13:14 -
-
-
-

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128