U dhunua me sende të forta, reagon drejtori i AKU-së në Shkodër: As pabesia dhe as armët tinëzare nuk do më ndalin

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, ka reaguar publikisht pas dhunës së ushtruar ndaj tij mbrëmjen e djeshme.
Përmes një mesazhi publik, Haderi ka falënderuar qytetarët për solidaritetin dhe mbështetjen ndaj tij dhe familjes, ndërsa thekson se ngjarja nuk do ta ndalë në rrugën e tij dhe në përmbushjen e detyrës ndaj qytetit të Shkodrës.
Ai shprehet se, pavarësisht plagëve fizike dhe emocionale, nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve apo presioneve, duke nënvizuar se besimi i qytetarëve është forca që e mban në këmbë.
“As pabesia, as qyta e armëve tinzare pas shpine në mes të qytetit, as presionet e ndryshme nuk do të mund të më ndalin apo të më zbehin parimet e mia për të ecur drejt, lirshëm dhe me ndërgjegje të pastër.
Sepse plagët nuk janë vetëm në trup, ato mbeten në shpirt. Por shpirti im nuk përkulet. As në lule të ballit nuk më tremb dora tinzare e pabesë e natës. Nuk më trembin e as më mposhtin”, tha ai.
Në reagimin e tij, drejtori i AKU-së shpreh gjithashtu besim të plotë tek organet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve dhe porositësve.
Ju falënderoj nga zemra për solidaritetin, mbështetjen dhe njerëzillëkun tuaj ndaj meje dhe familjes sime.
Mesazhet, telefonatat dhe kujdesi juaj kanë qenë të panumërta. Për arsye shëndetësore nuk kam mundur t’ju përgjigjem të gjithëve në kohë, por mirënjohja ime është e pafund.
Shkodra ka treguar edhe njëherë se, përtej bindjeve apo ndasive, di të bëhet bashkë kur duhet. Kjo është forca dhe fisnikëria e këtij qyteti.
Besimi juaj ndaj meje nuk është thjesht mbështetje, është amanet, është forcë që më mban në këmbë edhe në ditët më të vështira. Është përgjegjësi dhe detyrim moral për t’i shërbyer këtij qyteti me dinjitet, ndershmëri dhe përkushtim qytetar.
As pabesia, as qyta e armëve tinzare pas shpine në mes të qytetit, as presionet e ndryshme nuk do të mund të më ndalin apo të më zbehin parimet e mia për të ecur drejt, lirshëm dhe me ndërgjegje të pastër.
Sepse plagët nuk janë vetëm në trup, ato mbeten në shpirt. Por shpirti im nuk përkulet.
As në lule të ballit nuk më tremb dora tinzare e pabesë e natës. Nuk më trembin e as më mposhtin.
Pas kësaj dhimbjeje, e goditje pas shpinde kam ndjerë dorën dhe zemrën e qytetarëve të mi. Dhe kjo më jep forcë të mos bie, të mos hesht dhe të mos tërhiqem.
Detyra ime ndaj Shkodrës është shërbimi dhe mosdorëheqja përballë së keqes e kërcënive.
Shkodra ka ditur gjithmonë të bëhet krah, besë dhe forcë e përbashkët për qytetin e saj, dhe unë, me përulësi, do të vazhdoj të ndjek atë rrugë me të njëjtin besim e përgjegjësi.
Shpreh besimin tim të plotë tek Policia e Shtetit dhe organet përgjegjëse për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të porositësve të saj jo vetëm për mua, por për vetë qytetarët.
Shkodra meriton besim.
Shkodra meriton drejtësi.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128