Çmimet e Serie A/ Lojtari më i mirë shpallet Dimarco, dominon Interi

22 Maj 2026, 19:01 / SPORT ALFA PRESS

Çmimet e Serie A/ Lojtari më i mirë shpallet Dimarco, dominon

Serie A ka zyrtarizuar fituesit e çmimeve individuale për sezonin 2025/26, me mbrojtësin e Inter, Federico Dimarco, që është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit.

Dimarco zhvilloi një sezon fantastik me kampionët e Italisë, duke regjistruar 34 paraqitje, 6 gola dhe plot 17 asistime, statistikë që e bëri një nga lojtarët më vendimtarë të sezonit

Çmimi për portierin më të mirë shkoi për Mile Svilar të Roma, i cili zhvilloi 37 ndeshje dhe mbajti portën të paprekur në 17 prej tyre.

Në repartin defensiv u vlerësua Marco Palestra i Cagliari, me 36 paraqitje, 1 gol dhe 4 asistime gjatë sezonit. Mesfushori më i mirë u shpall Nico Paz i Como, falë një sezoni mbresëlënës me 12 gola dhe 7 asistime në 35 ndeshje.

Në sulm triumfoi kapiteni i Interit, Lautaro Martínez, i cili realizoi 17 gola dhe dha 6 asistime në 29 paraqitje.

Serie A shpalli trajnerin e Inter, Cristian Chivu, si teknikun më të mirë të sezonit. Nën drejtimin e tij, zikaltërit regjistruan 27 fitore, 5 barazime dhe vetëm 5 humbje, duke shënuar 86 gola dhe pësuar 32.

Ndërkohë, talenti i Juventus, Kenan Yildiz, fitoi çmimin si lojtari më i mirë i ri i sezonit, pas 10 golave dhe 7 asistimeve në 36 ndeshje.

Po ndodh...