Këshilli i Europës zyrtarizon konferencën ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian

22 Maj 2026, 17:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Këshilli i Europës zyrtarizon konferencën ndërqeveritare

Këshilli i Europës ka zyrtarizuar konferencën e tetë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më datë 26 maj.

Në këtë takim fokusi do jetë te Grupkapitulli 1, ku do të vendoset kriteret përmbyllëse për gjyqësorin, drejtësinë, ligjet, sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në administratën publike dhe kriteret ekonomike.

Më herët, ishte kryeministri Rama që me një postim në rrjetet sociale lajmëroi konferencën ndërqeveritare për përmbylljen e fazës së parë, atë të përmbylljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Agjenda e takimit në Bruksel nga KiE:

Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 26 maj 2026 në Bruksel.

Takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen nga Shqipëria të standardeve të ndërmjetme dhe për të vendosur kriteret përmbyllëse për Grupkapitullin 1 “Themeloret”, i cili përfshin Kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, si dhe Kapitullin 24 – drejtësia, liria dhe siguria, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në administratën publike dhe kriteret ekonomike.

Ky grupkapitull përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimi publik, Kapitullin 18 – statistikat dhe Kapitullin 32 – kontrolli financiar.

Po ndodh...