Andi Bushati shpjegon se si Berisha duke i bërë gropën partisë, (PD-së), i bëri nder Shqipërisë!

22 Maj 2026, 15:55 / POLITIKË ALFA PRESS
Andi Bushati shpjegon se si Berisha duke i bërë gropën

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit në MCN TV", deklaroi se Sali Berisha, duke mos pranuar kandidat përballë vetes në zgjedhjet për kryetar në PD, i bëri gropën partisë, por ai e ka justifikuar këtë shkatërrim të partisë më të madhe opozitare dhe një pasurie kombëtaresi PD me faktin që me këtë groposje të PD, ai ndihmoi edhe shoqërinë, pasi ekspozoi shumë persona që këto ditë flisnin për mungesën e demokracisë në PD, por jo për mungesën e demokracisë në Shqipëri!

"Kjo qe ka bërë Berisha, i ka bërë të keqe PD-së, por i ka bërë një të mirë shoqërisë. Ky ka qenë një muaj e gjysmë, që ka nxjerrë përballë publikut të gjithë ata njerëz që në mënyrë paradoksale shqetësohen më shumë për demokracinë në PD , sesa për demokracinë në Shqipëri.

Kanë derdhur lot për demokracinë në PD, por nuk kanë bërë as 10% për zhdukjen e demokracisë në Shqipëri. Duke bërë këtë hara-kiri për partinë e vet, Berisha ka marrë në gropën e vet, ata që janë shfaqur në studio duke thënë çfarë fatkeqësie po e gjen PD. Kur vjen fjala çfarë fatkeqësie e ka gjetur Shqipërinë, nuk ulërasin me të njëjtën timbër zëri", deklaroi Bushati.  

Po ndodh...