Rama arrin synimin me votat e Berishës/ Rregullorja e re PS-PD në Kuvend: Kreu i SPAK raporton te "Komisionit Xhafaj"

Mazhoranca dhe opozita kanë dakordësuar këtë të enjte ndryshimet e reja në Rregulloren e Kuvendit, por mes amendimeve që po paraqiten si “teknike”, njëra bie më shumë në sy: kreu i SPAK nuk do të raportojë më në seancë plenare, por vetëm në Komisionin e Ligjeve dhe në komisionin parlamentar të mbikëqyrjes institucionale.
Në praktikë, kjo do të thotë se raportimi publik i drejtuesit të SPAK do të zhvendoset nga salla plenare në komisionet parlamentare ku ndikimin kryesor e ka prej kohësh Fatmir Xhafaj, politikani që për dy vite me radhë përdori komisionin e posaçëm parlamentar si instrument për të ushtruar presion dhe për të zgjeruar kontrollin politik mbi institucionet e drejtësisë.
Dakordësia mes PS dhe PD për këtë pikë shihet si sinjali i parë i një bashkëpunimi të heshtur kundër SPAK, në një moment kur hetimet e Strukturës së Posaçme kanë prekur nivele të larta të politikës në të dy kampet.
Raportimi i kreut të SPAK para dy komisioneve, atij të Ligjeve ku ai raportonte edhe më parë dhe komisionit të drejtuar politikisht nga Fatmir Xhafaj, tregon për herë të parë një dakordësi të qartë mes socialistëve dhe demokratëve për ta zhvendosur marrëdhënien me SPAK nga kontrolli publik në sallën plenare drejt filtrit të komisioneve parlamentare.
Ndryshimet e reja parashikojnë që në sallën plenare të raportojnë vetëm disa institucione kushtetuese si Avokati i Popullit, Prokurori i Përgjithshëm, KLP, KLGJ, ILD dhe KLSH, ndërsa institucionet e tjera do të raportojnë vetëm në komisionet parlamentare.
Po ashtu, drafti i ri ristrukturon komisionet parlamentare, krijon një komision të posaçëm për mbikëqyrjen institucionale dhe vendos procedura të reja për ligjet e integrimit dhe masat disiplinore ndaj deputetëve.
Përtej formulimeve procedurale, ndryshimi që prek SPAK mbetet pika më domethënëse politikisht në marrëveshjen e re PS-PD për Rregulloren e Kuvendit.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128