A duhet të qëndrojnë në kafazin e xhamtë Veliaj dhe Meta? Avokati: Nuk ka sens! E kanë të vështirë të komunikojnë me avokatët dhe gjykatën

22 Maj 2026, 17:13 / POLITIKË ALFA PRESS

A duhet të qëndrojnë në kafazin e xhamtë Veliaj dhe

Avokati Redi Ramaj, i ftuar në “Programin e Drekës” në News24 me Ola Brukon, ka komentuar përdorimin e kafazit të xhamtë në sallat e gjyqit, duke u ndalur edhe te rastet e Erion Veliajt dhe Ilir Metës.

Sipas Ramajt, ka qendrime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që lidhen me pamundësinë e komunikimit efektiv të të pandehurit me avokatin gjatë procesit gjyqësor.

“Ka pasur qëndrime të GJEDNJ për pamundësinë për të komunikuar i pandehuri me avokatin. E dimë nga eksperienca që e kanë shumë të vështirë të komunikojnë me avokatin dhe gjykatën. I pandehuri e ka të vështirë të flasë dhe duhet të komunikojë kur askush tjetër nuk flet. Për mua nuk ka sens kafazi i xhamtë”, u shpreh ai.

Avokati theksoi se çdo i pandehur duhet të jetë në kushte të barabarta përballë gjykatës, ndërsa shtoi se zvarritja e proceseve dëmton drejtësinë.

“Kur zgjatet pafundësisht procesi dëmton drejtësinë. Flas për rastet në përgjithësi, jo për emra të veçantë si Meta apo Veliaj”, deklaroi Ramaj.

Sipas tij, kafazi i xhamtë duhet të përdoret vetëm për persona me rrezikshmëri shumë të lartë ose që shfaqin agresivitet në sallën e gjyqit.

“Kafazi i xhamtë mund të përdoret për persona me rrezikshmëri shumë të lartë, që shfaqin agresivitet në sallën e gjyqit dhe qëndrimi i tyre pranë avokatit cenon procesin. Ndaj tyre duhet të ketë pasur të paktën një herë vërejtje. Për vepra me një rrezikshmëri jo shumë të lartë shoqërore, i pandehuri duhet të jetë në sallë”, tha ai.

Po ndodh...