U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë, ndërron jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni!

14 Maj 2026, 20:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me

Ka ndërruar jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, pasi u përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë. Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 të ditës së sotme në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Si pasojë e aksidentit 87-vjeçari Luan Pirdeni mori plagë të rënda dhe u transportua në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të ia dalë. Ndërkohë policia ka arrestuar edhe drejtuesin e motomjetit 37-vjeçari Sejdi Milla.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...