Deklarata e ambasadorit, ish-demokratja i “plas” të vërtetën Berishës: Je shpallur "Non grata" për korrupsion, mos mashtro më

Ish-nënkryetarja e FRPD-së, Alesia Balliu, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadorit britanik në vendin tonë, Nicholas Abbott, i cili tha se statusi “non grata” i Sali Berisha në Mbretërinë e Bashkuar mbetet në fuqi dhe nuk është çështje politike, por ligjore.
Balliu shkruan në Facebook se ambasadori britanik foli qartë dhe se Berisha është shpallur “non grata” për korrupsion, ndërsa akuzon ish-kryeministrin se po mashtron demokratët.
“Për vite me radhë, një pjesë e PD-së është mbajtur peng me gënjeshtra, thashetheme dhe propagandë, vetëm që Berisha dhe rrethi i tij të ruajnë pushtetin, influencën dhe pasurinë”, thekson ajo.
Po ashtu, ish-demokratja nënvizon se kryedemokrati pasurohet, ndërsa demokratët varfërohen.
Postimi i plotë i Balliut:
“E morre vesh për ‘non gratën’, Berishë frikacaku?
Ambasadori britanik foli qartë: ‘Non grata’ e Sali Berishës nuk është politike, por ligjore. Je shpallur i korruptuar, Berishë. Prandaj boll mashtruat demokratët me përralla se do të hiqet sot, nesër apo pasnesër.
Për vite me radhë, një pjesë e PD-së është mbajtur peng me gënjeshtra, thashetheme dhe propagandë, vetëm që Berisha dhe rrethi i tij të ruajnë pushtetin, influencën dhe pasurinë. Ndërkohë demokratët humbin kohë, energji dhe opozita mbetet pa të ardhme.
Berisha pasurohet, demokratët varfërohen!
Demokratët e kanë kuptuar tashmë: halli i Berishës nuk është halli i tyre.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128