U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë
14 Maj 2025, 20:50 / AKTUALITET

Prej 3 ditësh i denoncuar i humbur, gjendet i pajetë 71 vjeçari L.G nga fshati Kamenicë.
Ka qenë bashkëshortja që ka kallëzuar në polici humbjen e kontakteve me të, ndërsa sipas informacioneve mësohet se 71-vjeçari është gjetur i pajetë në tokat e fshatit, pasi ka dalë për të mbledhur kërmij.
Dyshohet se kohët e fundit për shkak të vdekjes të djalit të tij, 71-vjeçari ishte rënduar psikologjikisht duke përdorur edhe alkool. Trupi do dërgohet në morg për ekspertizën mjekoligjore.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


