VIDEO/ Protesta për gjuhë shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët përzenë nga organizimi politikanët e pranishëm

6 Prill 2026, 13:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Protesta për gjuhë shqipe në Maqedoninë e Veriut,

Një moment i tensionuar është regjistruar gjatë protestës së studentëve, ku pjesëmarrësit kanë reaguar kundër përfshirjes së politikanëve në marshimin e tyre. Studentët nuk kanë lejuar që nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, të dalë në krye të protestës.

Sipas pamjeve dhe dëshmive nga vendngjarja, një grup studentësh i kanë kërkuar Ademit të mos vendoset në vijën e parë të marshimit, duke theksuar se protesta është organizuar nga studentët dhe qytetarët dhe nuk duhet të politizohet. Protestuesit kanë brohoritur slogane që kërkonin distancimin e figurave politike nga protesta.

Në video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, dëgjohen studentët teksa i kërkojnë përfaqësuesit politik të qëndrojë në mesin e turmës dhe jo në krye të saj. Pas reagimit të protestuesve, Ademi është tërhequr nga pozicioni i parë i marshimit.

Protesta e studentëve është organizuar për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre lidhur me çështje që i prekin drejtpërdrejt, ndërsa pjesëmarrësit kanë theksuar se lëvizja duhet të mbetet qytetare dhe e pavarur nga partitë politike.

Po ndodh...

ide