Real Madrid, flet trajneri Arbeloa: Gati për ndeshje të madhe ndaj Bayernit, japim maksimumin

Trajneri i Real Madrid, Arbeloa doli në konferencë para ndeshjes ndaj Bayern në Champions.
“Madridi gjithmonë ka qenë gati për ndeshje të mëdha. Bayern-i ka qenë një ekip, i cili ka luajtur shpesh në Champions. Historia që kemi me Bayern-in ka qenë gjithmonë e veçantë. Jam i sigurt se ‘Bernabéu’ do të përjetojë një tjetër mbrëmje të madhe si ajo me City-n.
Ekipin anglez Real-i e eliminoi me një tjetër skuadër në fushë pasi i mungonte Mbappé. Në këtë pikë Arbeloa shpjegon se me rikthimin e francezit skuadra e tij do të luante në një tjetër mënyrë.
“Mbappé nuk ka karakteristikat e Brahim-it prandaj do të na duhet të luajmë një tjetër mënyrë. Jam i lumtur që kam këtë problem pasi mund të mbështetem në disa lojtarë të mëdhenj. Mbappé erdhi në Madrid për të luajtur këto ndeshje”, tha Arbeloa.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128