Alegri merr vendimin, dy nga yjet e Milanit i ul në stol kundër Napolit

Arrijnë lajme të rëndësishme për formacionin e Milanit për ndeshjen e nesërme në stadiumin “Maradona” kundër Napolit.
Sipas asaj që raportoi Pepe Di Stefano për “Sky Sport 24”, trajneri Masimiliano Alegri po mendon të ndryshojë strukturën e sulmit kuqezi, me çiftin Niklas Fylkryg dhe Kristopher Nkunku që u provua brenda sistemit 3-5-2 që do të përdoret në ndeshje. Gjatë stërvitjes së hapur, Alegri tregoi disa shenja të një 4-3-3, por kjo ishte një lloj depistimi në pamje të ndeshjes së sotme.
NË STOL LEAO DHE PULISIC Nëse do të konfirmohet zgjedhja e dyshes FylkrygNkunku, në stol do të qëndrojnë lojtarët e rëndësishëm: Rafael Leao (ende jo në formë të plotë) dhe Kristian Pulisiç (që u kthye vetëm të premten nga angazhimet me kombëtaren e SHBA). Të dy do të jenë të gatshëm të aktivizohen gjatë ndeshjes.
Me ta në stol do të jetë edhe Santiago Gimenez, i cili ka përmirësuar gjendjen fizike gjatë pushimit të kombëtareve, duke qëndruar në Milanelo për të ngritur nivelin e tij. Janë të grumbulluar edhe Ruben LoftusÇik, ndërsa Mateo Gabia nuk udhëtoi për Napolin, kthimi i tij në grup pritet të martën, siç deklaroi Alegri në konferencë për shtyp.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128