Vrasja e zyrtarit të lartë iranian, Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa kërcënimi të eliminohet
6 Prill 2026, 18:26 / BOTA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një mesazh në rrjetin social X, u shpreh se ushtria do të vazhdojë me gjithë forcën tonë, në të gjitha frontet, derisa kërcënimi të eliminohet dhe të arrihen të gjitha objektivat e luftës.
Ky postim vjen pas vrasjes së Majid Khadami, kreut të departamentit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, dhe Athar Bakri, komandantit të Degës 840 të Forcës Quds, përgjegjës për sulmet kundër hebrenjve dhe izraelitëve në të gjithë botën.
“Ata që punojnë për të vrarë qytetarët tanë, ata që drejtojnë terror kundër Shtetit të Izraelit, ata që ndërtojnë boshtin iranian të së keqes, gjaku i tyre është mbi kokat e tyre.
Ne veprojmë me forcë dhe vendosmëri, kundër kujtdo që përpiqet të na dëmtojë”, shtoi Netanyahu.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128