Vlorë/ I riu mësyn brenda qendrës tregtare, thyen xhamat dhe vitrinat e bizneseve
6 Prill 2026, 19:37 / AKTUALITET

Një incident i rëndë është regjistruar këtë të hënë, në një qendër tregtare në qytetin e Vlorës, ku një i ri, ka hyrë në ambientet e katit të dytë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, personi rreth 30 vjeç ka thyer xhamat dhe vitrinat e disa bizneseve, si dhe dyer prej xhami, duke krijuar panik te punonjësit e qendrës.
Sipas raportimeve, dyshohet se i riu, emri i të cilit ende nuk është bërë publik, ishte në gjendje të dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128