Gjetja e pilotit/ Drejtori i CIA-s: Operacioni i shpëtimit ishte në “garë me kohën”

6 Prill 2026, 20:21 / BOTA ALFA PRESS

Gjetja e pilotit/ Drejtori i CIA-s: Operacioni i shpëtimit ishte në

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe deklaroi se gjetja dhe shpëtimi i ushtarakut që fshihej në Iran pasi avioni i tij u rrëzua ishte një sfidë e frikshme. Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Ratcliffe tha se operacioni ishte i krahasueshm me kërkimin e një kokrrize të vetme rëre në mes të një shkretëtire. 

“Kjo ishte gjithashtu një garë kundër kohës, pasi ishte thelbësore që ne ta gjenim aviatorin e rrëzuar sa më shpejt të ishte e mundur, ndërsa në të njëjtën kohë t’i mbanim armiqtë tanë të keqorientuar”, tha Ratcliffe.

Drejtori i CIA-s tha se agjencia e tij e gjeti dhe konfirmoi që anëtari i shërbimit ishte gjallë të shtunën në mëngjes duke përdorur edhe burime njerëzore.

Ratcliffe tha se agjencia ia transmetoi këtë informacion Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, i cili ia njoftoi Presidentit Donald Trump, duke vënë në lëvizje misionin e shpëtimit. 

“Meqenëse është traditë unike e Forcave të Armatosura të SHBA-së që ne nuk lëmë pas asnjë burrë apo grua, ky ishte një mision i sigurt”, tha ai.

Po ndodh...

ide