Projekti masiv i armatimit të Gjermanisë/ Berlini kërkon të ndërtojë anijet më të mëdha luftarake në botë, çfarë po ndodh me planin ambicioz
Klasa më e madhe e fregatave në botë po ndërtohet në Gjermani, ku anija e parë e projektit F126, “Niedersachsen”, është aktualisht në proces ndërtimi. Megjithatë, projekti ambicioz, i konsideruar si më i madhi në historinë e marinës gjermane, po përballet me vonesa të theksuara që mund të arrijnë deri në katër vite.
Fillimisht ishte parashikuar që fregata të dislokohej në Atlantikun e Veriut deri në vitin 2029, por zhvillimet e fundit tregojnë se ky afat mund të shtyhet ndjeshëm.
Ndryshe nga anijet luftarake tradicionale, F126 është konceptuar si një platformë fleksibile shumëfunksionale. Ajo bazohet në një sistem modular që i lejon të përshtatet sipas misioneve të ndryshme, duke përfshirë luftën kundër nëndetëseve, operacionet e forcave speciale apo përdorimin e dronëve.
Me një peshë rreth 10 mijë ton, kjo fregatë është ndër më të mëdhatë në botë dhe ofron kapacitete të avancuara për teknologji moderne, helikopterë dhe sisteme pa pilot. Ajo është projektuar për misione afatgjata dhe mund të qëndrojë deri në dy vite në operacion, me ndërrim të ekuipazheve, duke u fokusuar më shumë në mbikëqyrje dhe komandim operacionesh sesa në luftime të drejtpërdrejta.
Paralelisht, Gjermania po shqyrton edhe një alternativë tjetër me fregatën shumëfunksionale Meko A-200 (F128), për të cilën planifikohet blerja e të paktën katër njësive.
Ndërkohë, gara globale për fuqizimin detar po intensifikohet. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar ndërtimin e një gjenerate të re anijesh luftarake, të quajtura “Trump Class”, të cilat pritet të jenë më të mëdhatë dhe më të armatosurat ndonjëherë. Anija e parë, “USS Defiant”, parashikohet të ndërtohet në fillim të viteve 2030 dhe do të përfshijë teknologji të avancuara si armë lazer dhe sisteme hipersonike.
Megjithatë, projekti F126 në Gjermani është goditur nga probleme serioze teknike dhe organizative, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit. Fillimisht i udhëhequr nga një kompani holandeze, projekti hasi vështirësi në koordinimin dhe transferimin e të dhënave mes palëve, duke sjellë vonesa të mëdha.
Në vitin 2025, drejtimi i projektit iu kalua një grupi gjerman të ndërtimit të anijeve, ndërsa pritet edhe mbështetje nga industria vendase e mbrojtjes për të përshpejtuar punimet.
Ekspertët vlerësojnë se, në skenarin më optimist, fregata e parë mund të përfundojë rreth vitit 2031, por paralajmërojnë gjithashtu për një rritje të ndjeshme të kostove, duke e kthyer këtë projekt nga një ambicie strategjike në një sfidë të madhe për industrinë gjermane të mbrojtjes.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128