“Jam mbajtur në stacione policore”, flet organizatori i protestës studentore për gjuhën shqipe në Shkup: Duam të kalohet kjo albanofobi

6 Prill 2026, 23:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Jam mbajtur në stacione policore”, flet organizatori i

Mevlan Ademi, student i juridikut dhe organizator i protestës së studentëve që mbushën sot rrugët e Shkupit, për të dhënë provimet në gjuhën shqipe, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se ligji për gjuhët është miratuar në vitin 2019 dhe gjuha shqipe duhet të reflektojë realitetin demografik, sepse shqiptarët janë element shtetformues. Ai deklaroi se është mbajtur në stacionet policore dhe pyetur nga shërbimet sekrete.

“Justifikime nga autoritetet zyrtare nuk ka. Thonë se nuk e rregullon ligji për gjuhët. Ministri i drejtësisë disa herë e ka ndryshuar qëndrimin si dhe kryeministri që tha se do të ketë ndryshime ligjore.

Ligji për gjuhët është i qartë, flet për komisionet dhe ai duhet të funksionojë në gjuhën shqipe. Ministri i drejtësië reagon në mënyrë albanofobike.

Ligji është miratuar në vitin 2019 dhe gjuha shqipe duhet të reflektojë realitetin demografik, sepse shqiptarët janë element shtetformues.

Ka ngecje dhe mangësi për të gjetur fajtorin. Ne kemi thënë që ne jemi brezi që duhet t’i zgjidhim. Për këtë rastin konkret unë u kam shkruar liderëve dhe nuk kam marrë përgjigje, i shkrova ambasadorit Meidani dhe mu përgjigj. Jemi ende në një fazë frike. Jam mbajtur në stacione policore, nga shërbimet sekrete. Janë realitete që ne i hasim. Sot në protestë kishim mbi 2000 studentë. Sa i përket Shqipërisë keni një ambasador që na ka ndihmuar dhe në bluzat tona kemi patur sloganin e tij në dialektin e Tetovës “Fol shqip or taj”.

Ne duam që të ecim para dhe të kalohet kjo albanofobi”- tha studenti Ademi.  

Po ndodh...

ide