Vlorë, sherr masiv me thika mes të rinjve, 2 persona të plagosur transportohen në spital. Ja si nisi konflikti…

21 Prill 2026, 17:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vlorë, sherr masiv me thika mes të rinjve, 2 persona të plagosur

Disa të rinj në Vlorë, banues në lagjen “Lef Sallata”, janë konfliktuar mes tyre duke degraduar deri në përplasje fizike, ku si pasojë e goditjes me thika, 2 prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, rreth 10 persona, kryesisht të rinj, janë përfshirë në konflikt, i cili dyshohet se ka nisur për arsye banale në zonën e njohur si zona pas Bulevardit “Ismail Qemali”.
Gjatë përplasjes, palët janë goditur me sende të forta, përfshirë edhe copa tullash, duke shkaktuar plagosjen e dy personave, të cilët kanë marrë dëmtime të rënda në kokë.

Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spital, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë konflikt.

Po ndodh...

ide