Plagosje me thikë në Vlorë, një person në gjendje të rëndë (EMRI)
21 Prill 2026, 16:37 / AKTUALITET

Një person ka mbetur i plagosur rëndë sot në Vlorë si pasojë e një sulmi me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se i plagosur ka mbetur 50-vjeçari Soni Latifaj.
Raprtohet se ai është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të qarta, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin dritë lidhur me shkaqet dhe personat e përfshirë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes. Nuk dihet nëse konflikti ka qenë i çastit apo lidhet me rrethana të tjera të mëparshme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128