Të riut në Tepelenë i shpërthen granata në dorë, dy persona nisen me urgjencë drejt Tiranës

21 Prill 2026, 14:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të riut në Tepelenë i shpërthen granata në dorë,

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në Tepelenë dhe janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar, pasi një bombë ka shpërthyer papritur dhe u ka shkaktuar lëndime të shumta.

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe deri tani nuk ka informacion as për identitetin e dy personave të plagosur rëndë, as për rrethanat e shpërthimit të bombës.

Paraprakisht, bëhet me dije se ngjarja është regjistruar në fshati Matohasanaj të bashkisë Tepelenë dhe dy personat që kanë qenë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi, kanë marrë dëmtime të rënda.

Në këto kushte, ata janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar, pasi ka dyshime se janë gjymtuar nga shpërthimi.

Po ndodh...

ide