EMRAT/ Gjenden të vrarë tre persona në Podgoricë, dy prej tyre dyshohet se janë vëllezër shqiptarë

21 Prill 2026, 15:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Gjenden të vrarë tre persona në Podgoricë, dy prej

Tre persona janë gjetur të vrarë në Podgoricë, dy prej të cilëve raportohet se janë vëllezër shqiptarë, sipas mediave.

Në kërkim është shpallur autori i dyshuar Vehid Murić, 25-vjeç, i cili besohet se e ka kryer krimin pas një mosmarrëveshjeje personale mes tyre. Sipas mediave, dy vëllezërit janë identifikuar si Denis Hoti, 28-vjeç, dhe Nezrin Hoti, 27-vjeç.

Pas kryerjes së krimit, ai ka shkuar në qytetin e lindjes ku ka ushtruar dhunë ndaj së ëmës. Familja e raportoi rastin në polici dhe më pas krimi u zbulua në Podgoricë.

Sipas informacioneve paraprake, krimi ka të ngjarë të jetë kryer duke përdorur një armë të ftohtë.

“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, njoftoi policia.

Po ndodh...

ide