Armëpushimi po “vritet” në Hormuz/ Irani kërcënon SHBA dhe lëshon dronë lufte në ditën e bisedimeve
Në ditën e bisedimeve vendimtare, paqja po vritet me armë në Hormuz. Irani ka nisur sulme me dronë ndaj anijeve ushtarake amerikane në Gjirin e Omanit, raporton agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve Tasnim.
Ky zhvillim vjen pasi marina e Shteteve të Bashkuara kapi një anije kontejnerësh me flamur iranian po në të njëjtin lokacion.
Nuk ka pasur raportime për dëme nga sulmet e dukshme me dronë. Më herët, Shtabi Qendror Khatam al-Anbiya i Iranit, njësia më e lartë komanduese operative e vendit që koordinon forcat e armatosura, e përshkroi operacionin detar amerikan si shkelje të armëpushimit dhe tha se do të “hakmerrej për këtë akt piraterie të armatosur nga Marina Amerikane”.
Megjithatë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri me dije se anijes iu dha “paralajmërim i përshtatshëm për të ndaluar”, por ekuipazhi “refuzoi të dëgjonte, kështu që anija e Marinës i ndaloi ata menjëherë duke hapur një vrimë në dhomën e motorit”. Presidenti Iranian Masud Pezeshkian po përpiqet të qetësojë tensionet pas përshkallëzimit të fundjavës midis Uashingtonit dhe Teheranit.
“Lufta nuk është në interesin e askujt dhe, duke iu kundërvënë kërcënimeve, duhet të ndiqet çdo rrugë racionale dhe diplomatike për të ulur tensionet”, thekson ai, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA. Presidenti iranian shtoi, megjithatë, se “mosbesimi ndaj armikut dhe vigjilenca në ndërveprime janë një domosdoshmëri e pamohueshme”.
Ebrahim Azizi, kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, thotë se qëndrimet e Iranit në bisedimet me Shtetet e Bashkuara udhëhiqen në mënyrë strikte nga interesat dhe siguria kombëtare.
Ai e përkufizoi pjesëmarrjen në bisedime si një zgjatim të përpjekjeve të vendit në fushën e betejës. SHBA-të dhe Irani do të zhvillojnë sot negociata paqeje në Pakistan, me zëvendëspresidentin JD Vance që kryeson delegacionin amerikan. Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran pritet të përfundojë të mërkurën.
Të dielën, Trump kërcënoi përsëri se do të godiste termocentralet dhe urat iraniane nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128