Bursa e “Wall Street” hapet me rënie, nafta e kalon çmimin 100 dollarë për fuçi!

Bursa e Nju Jorkut është nën presion edhe sot (12 mars), për shkak të rritjes shpërthyese të çmimit të naftës, dhe investitorët duken të pabindur se lirimi i rezervave strategjike do të ndihmojë në zbutjen e pasojave të luftës në Lindjen e Mesme.
Rreth orës 15:00, mesatarja industriale Dow Jones ra me 0.98%, indeksi Nasdaq i kompanive të teknologjisë së lartë me 1.15% dhe indeksi më i gjerë S&P 500 me 0.91%.
“Në momentin aktual nuk duket se lufta do të ketë fund dhe ky është problemi për investitorët”, tha për AFP-në Adam Sarhan, një analist në ‘50 Park Investments’.
Nga ana tjetër, sulmet ndaj infrastrukturës detare po shumëfishohen në Oman, Arabinë Saudite, Kuvajt, Irak dhe Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilën kalon një e pesta e prodhimit botëror të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm.
Çmimi i naftës vazhdon të rritet dhe nafta Brent North Sea arriti në 100.35 dollarë për fuçi në 16.50, duke u rritur me +8.37%, duke tejkaluar çmimin prej 100 dollarësh për herë të dytë brenda pak orësh.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128