CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

Media e njohur amerikane CNN ka publikuar pamje nga seanca e së enjtes, ku deputetët e opozitës protestuan kundër mbrojtjes që mazhoranca po i bën zv/kryeministres së akuzuar për korrupsion, Belinda Balluku.
CNN shkruan se Belinda Balluku është aleatja më e ngushtë e Edi Ramës.
“Kjo skenë kaotike shpërtheu brenda Parlamentit të Shqipërisë pas javësh tensioni për shkak të akuzave për korrupsion ndaj Zëvendëskryeministres.
Siç shihet, deputetë të opozitës ndezin flakadanë, hedhin ujë drejt kryetares së Kuvendit dhe përplasen fizikisht, në përpjekje për të ndërprerë seancën.
Deputetët kërkojnë të shohin akuzat zyrtare të paraqitura kundër Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila ishte një nga aleatet më të afërta të Kryeministrit Edi Rama në kabinet.
Balluku akuzohet se ka marrë pjesë në praktika korruptive me qëllim favorizimin e kompanive përgjegjëse për projekte madhore infrastrukturore, përfshirë një tunel dhe Unazën e Madhe në kryeqytet, Tiranë.
Muajin e kaluar, Balluku i cilësoi akuzat si: “baltosje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”.
Prokuroria e Posaçme, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i ka kërkuar Parlamentit të lejojë arrestimin e Ballukut.
Legjislativi, ku partia në pushtet e drejtuar nga Rama ka shumicën, pritet të votojë për këtë kërkesë,” raporton CNN.
View this post on Instagram
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
