Alba Pollozhani ndahet live në BBVK nga i dashuri: Nuk meriton as një takim

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Kosova solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi Alba vendosi t’i japë fund lidhjes së saj jashtë shtëpisë, drejtpërdrejt në transmetim.
Situata nisi si një provokim mes banorëve. Grupi i drejtuar nga Toni vendosi të fshehë “Stitch-in” e Albës, një lodër pellushi që për të kishte vlerë të veçantë emocionale, pasi përfaqësonte një kujtim nga partneri i saj. Ajo që për të tjerët ishte një dinamikë loje, për Albën u shndërrua në pikën që mbushi kupën.
E prekur nga mungesa e mbështetjes nga jashtë shtëpisë, Alba zgjodhi të flasë hapur dhe të marrë një vendim drastik, duke e mbyllur marrëdhënien e saj publikisht. Me tone të ashpra dhe emocione të forta, ajo u shpreh se kishte dhënë shumë në atë lidhje, pa marrë të njëjtin përkushtim në këmbim.
“Për një muaj do e rrotulloja botën. Nuk kam pse të merrem me një njeri me fjalë boshe pa vepra. Mungesa e përkrahjes nga ai nuk meriton as një takim,” tha ajo mes revolte dhe zhgënjimi.
Në rrëfimin e saj, Alba zbuloi se kriza nuk ishte e re. Sipas saj, marrëdhënia kishte qenë e lëkundur edhe para hyrjes në Big Brother VIP Kosova, duke e përshkruar situatën me shprehjen popullore: “Kemi qenë para Bigut në situatën ‘hyp se të vrava, zbrit se të vrava’.”
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
