Fluturimi për në Qipro detyrohet të devijojë për shkak të një pasagjeri “të dehur”/ Turistët mbetën të bllokuar për orë të tëra

12 Maj 2025, 00:17 / BOTA ALFA PRESS

Fluturimi për në Qipro detyrohet të devijojë për shkak

Një aeroplan për në Qipro u detyrua të devijonte në Greqi për shkak të një pasagjeri ‘të dehur’, duke i lënë pasagjerët të bllokuar për orë të tëra.

Fluturimi LS721 u nis nga Aeroporti i Edinburgut dje pasdite me destinacion Larnacën, shkruajnë mediat e huaja.

Por pilotët u detyruan të devijonin aeroplanin për në Selanik në Greqinë kontinentale.

Kjo për faktin se siç bëhet e ditur, një pasagjer mashkull ishte i dehur dhe u bë shqetësues gjatë fluturimit.

Siç bëhet e ditur më tej, policë grekë kanë hipur në aeroplan dhe kanë folur me pasagjerët – ndërkohë që burri thuhet se u nxor nga aeroplani.

Aeroplani duhej të ulej në pikën e parë të pushimeve në Qipro në orën 22:00 sipas orës lokale mbrëmë.

Por aeroplani nuk u nis nga Selaniku deri në orën 12:30 të mëngjesit të sotëm.

Pushuesit e lodhur arritën në destinacionin e tyre rreth orës 2 të mëngjesit. 

 

Po ndodh...

ide