
Greqi/ Harroi të shkelte frenat e dorës, kamioni përmbyset mbi makinën e parkuar

Pamje tronditëse vijnë nga një aksident i ndodhur të premten në Platanias, Hania, ku një kamion frigoriferik i parkuar është përmbysur mbi një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas raportimeve nga zarpanews.gr, incidenti ndodhi pasi frenat e dorës të kamionit ose ishin këputur , ose nuk ishin aktivizuar fare gjatë parkimit.
Si rezultat, kamioni ka dalë jashtë kontrollit, është lëshuar nga një tatëpjetë më pas është përplasur me një makinë të parkuar.
Fatmirësisht, në momentin e aksidentit, asnjë nga shoferët nuk ndodhej në automjetet e tyre, ndaj nuk ka të lënduar.
Të dy mjetet u dëmtuan rëndë, por aksidenti mund të kishte pasur pasoja më të rënda nëse ndonjë person do të ndodhej pranë.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për këtë incident.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128