Vendim absurd/ E kritikoi trajneri, Rei Manajn e përjashtojnë nga skuadra e Sivasporit

16 Maj 2025, 21:34 / SPORT ALFA PRESS

Vendim absurd/ E kritikoi trajneri, Rei Manajn e përjashtojnë nga

Sivaspori i Rei Manajt, ndodhet në pozita tepër të vështira në elitën e futbollit turk, teksa mban vendin e 17-të në renditje me 35 pikë në 34 javë, duke rrezikuar rënien nga kategoria.  

Ndërkohë së fundmi mediat turke kanë raportuar për një vendim disi absurd në këto javë të fundit, teksa ylli i skuadrës, Rei Manaj, është lënë jashtë skuadrës. 

Bëhet me dije se golashënuesi më i mirë i skuadrës së Sivasporit, u përjashtua nga skuadra me vendim të bordit të drejtorëve. 

Trajneri i Sivasporit, Rıza Çalımbai, e kishte kritikuar performancën e Manajt pas ndeshjes 0-0 ndaj Bodrum KF dhe ky fakt ka sjellë në këtë vendim drastik.  

Manaj luajti 27 ndeshje për Sivaspor këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 5 asiste.  Duelin e radhës ekipi bardhekuq do e luajë në transfert ndaj Samsunsporit të vendit të katërt ditën e diel.  

 

Po ndodh...