Google po humbet besueshmërinë e investitorëve

10 Maj 2025, 11:25 / TRENDING ALFA PRESS

Google po humbet besueshmërinë e investitorëve

Biznesi i kërkimit në Google, që për vite me radhë ka qenë burimi më fitimprurës për kompaninë mëmë Alphabet, por sot po përballet me sfida serioze nga zhvillimet e fundit në teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Për investitorët, shqetësimet nuk janë më thjesht teorike, tani janë më të prekshme se kurrë.

Një padi gjyqësore e një ish-drejtuesi të Apple zbuloi këtë javë se kompania që prodhon iPhone-in është duke shqyrtuar mundësinë e integrimit të shërbimeve të inteligjencës artificiale në shfletuesin e saj të internetit, Safari.

Kjo vjen në një kohë kur Google paguan rreth 20 miliardë dollarë në vit për të qëndruar si opsioni i parazgjedhur i kërkimit në atë shfletues, një marrëveshje që mund të vihet në pikëpyetje nëse Apple ecën përpara me alternativat e veta.

Më alarmante është se për herë të parë, numri i kërkimeve në Safari ka shënuar rënie, një shenjë se përdoruesit po fillojnë të kërkojnë informacione përmes mjeteve të tjera, përfshirë platformat e inteligjencës artificiale si OpenAI dhe Anthropic.

Kjo ndryshon qartësisht mënyrën se si njerëzit përdorin internetin dhe dobëson pozitën dominuese të Google në fushën e kërkimit.

Google, nga ana e saj, reagoi me një postim në blog ku theksoi se numri i pyetjeve të kërkimit vijon të rritet, përfshirë edhe nga përdoruesit e pajisjeve Apple.

Por kjo deklaratë u pa më shumë si përpjekje për të qetësuar tregjet sesa si një garanci e qëndrueshmërisë afatgjatë.

 

Po ndodh...