
Demokrati i famshëm Ilir Vrenozi, lutje publike Berishës: Doktor ta kërkoj me zemër, ik!

Mbështetësi i flaktë i PD dhe Sali Berishës, që në mesin e fushatës refuzoi dhe ftesën e Ramës për PODCAST, së fundmi i ka kërkuar Berishës të largohet nga drejtimi i partisë.
Vrenozi shkruan se tashmë duhet gjak i ri në krye të PD
Mesazhi i Vrenozit
Fjalë shpirti për doktorin tim
Doktor, djali im Enri nuk e përballoi mirë këtë humbje të radhës. Ndonëse unë, si ujk i vjetër, i thosha ndonjë fjalë herë pas here: “Rama është hajdut, nuk e mundim dot, mos e ngarko shumë trurin”, djali, mes lotësh pas humbjes, më tha: "Baba, kam menduar vërtet të iki nga ky vend."
Mbeta si i ngrirë, si mut... dhe më dhembi shpirti. "Çfarë thua o bir?" – i thashë.
"Nuk mban më ujë pilafi" – më tha – "punoj në dy vende dhe nuk ia dal dot. Një rrogë shkon për qira, tjetra mezi mjafton për bukën e gojës. U robtova 16 orë në ditë në punë e mezi mbush barkun me bukë..." Demokratët, dhe jo vetëm, po ikin nga sytë këmbët, doktor. Është vrarë shpresa se dikush mund ta largojë Ramën nga pushteti.
Doktori im, ti e di që unë të dua shumë. Kam 35 vjet që të mbështes e të ndjek kudo... të dua me shpirt të pastër, pa interes, pa asgjë. Ti je legjenda e demokratëve për të gjitha luftërat dhe betejat që ke bërë në këto 35 vite. Pas zgjedhjeve lokale të 2023-ës, ta kam thënë: "Doktor Berisha, mbylle aktivizimin tënd politik këtu."
Nuk ta thashë kot, ma beso. Por ti vazhdove me një shpirt për t'u pasur zili. Je unik për fushatat dhe energjinë që ke, i pazëvendësueshëm je... por nuk mjafton vetëm kjo që të vijmë në pushtet. Ma beso: unë do të ndjek sido që të ndodhë. Por Rama nuk ikën nga pushteti kështu. Kurrën e kurrës.
Ta kam thënë që në 2023: këta pushtetin nuk e lëshojnë më me votë. Mendoj se nuk ja vlen më të harxhosh energji për këtë politikë. Rri, relaksohu, qetëso shpirtin e mendjen.
Demokratët e thjeshtë janë dënuar për të qëndruar 16 vjet në opozitë. Janë shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër botë. E di që ti je tip që nuk i dorëzohesh betejave. Kurrë, doktor. Gjithë jetën e kalove në tavolinën e punës. Je kollos, je unik. Por ma dëgjo një fjalë: mbi 500 mijë demokratë ta dhanë votën përsëri para një jave, të mbështetën me shpirt e zemër — por nuk mjafton.
A nuk ka ardhur koha ta mendosh se duhet diçka e re? Duhet shpresë për këta demokratë që kanë 12 vjet që largohen nga ky vend. Tani do t'u duhen edhe 4 vjet të tjera të mendojnë ku të shkojnë, rrugëve të botës... Nuk vazhdohet më kështu, doktor. Demokratët këtë humbje e kanë ndier shumë. Shumë! Dhe mos u largo, se do të ndjekim përsëri, por Ramën nuk e mundim dot kështu, sepse është hajdut unikal... ndoshta të ka ty "armën" që e mban në pushtet.
Demokratët e thjeshtë janë copë-copë nga kjo humbje. Mua më dhemb dëshpërimi i djalit... dhe fjala që më dhemb më shumë është ajo që më tha:
"Do iki nga ky vend." Me super sakrifica i rrita djalin dhe vajzën. I shkollova. Vetëm shpirti im e di ç’kam hequr.
Tani të më ikin nga Shqipëria ata të dy... gjysma e trupit tim ka vdekur. Duhet shpresë për rininë, doktor. Se brezi im e hëngri, ne ikëm për lesh. Por jo fëmijët tanë — se na dhemb shpirti. Nuk e di, por vërtet duhet bërë diçka ndryshe. Demokratët janë në pikë të hallit. Shumë madje.
Unë do të vij sot në protestë, as diskutohet kjo. Por shpirtin e kam të vrarë... Plus, Rama nuk pyet për protestat tona. Ka 12 vjet që tallet me ne.
Na mund thellë e më thellë në çdo palë zgjedhje. A i vjedh? Poo, as diskutohet. Ai nuk e lëshon pushtetin me votë, por ne vazhdojmë hyjmë me hajdutin në zgjedhje dhe i themi "mos vidh"! Ai do vjedhë, se e ka profesion. Mendoj se duhet gjak i ri. Duhet rinia. Vetëm forca e rinisë mund ta shtyjë Ramën në greminën politike. S’di ç’të them tjetër... Shiko e bëj.
Të dua, doktor, çfarëdo vendimi të marrësh.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128