
''Vulën'' e vendos diaspora/ Mbyllen numërimi në Tiranë, ja kush janë deputetët nga lista e hapur drejt marrjes së mandatit

Sipas KQZ është mbyllur numërimi i 1282 qendrave të votimit në Tiranë, për sa i përket votës preferenciale.
Do të jenë 7 emra nga PS dhe vetëm 1 nga PD që do të marrin mandat nga lista e hapur.
Kujtojmë që ende nuk është numëruar vota preferenciale që vjen nga diaspora. Në Tiranë janë 42.384 zarfe të pahapura.
Mandati i PD do të ndahet mes Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmetit që deri më tani duket qartë diferenca me rreth 2400 vota nga e Tabakut.
Jorida Tabaku 19.025 vota
Ilir Alimehmeti 16.595
I treti është Ilir Metaj me vetëm 7635 vota, rezultat ky shumë larg pritshmërive.
Asllan Dogjani e Myslym Murrizi mbajnë vendin e 4 dhe 5.
10 më të votuarit nga PD
Jorida Tabaku 19.025
Ilir Alimehmeti 16.595
Ilir Metaj 7635
Asllan Dogjani 6690
Myslym Murrizi 6429
Loranca Hoxha 5244
Elton Rroshi 5233
Grigela Muçollari 4997
Et’hem Aga 4670
Arjan Hoxha 4650
Ndërkohë janë më lart vendit të 10 emra si Shpëtim Idrizi, Edit Harxhi, Adriana Kalaja, Dhurata Çupi, Edit Harxhi, Ilda Zhulali etj.
Nga krahu i PS do të hyjnë 7 emra, ku për shkak të kuotave gjinore mandatin mund ta rrezikojë Xhemal Qefalia.
10 emrat e parë me më shumë vota nga PS janë
Blendi Gonxhe 22.016
Erion Braçe 20.846
Ervin Hoxha 18.940
Fatmir Xhafaj 12.530
Orlando Rakipi 9552
Xhemal Qefalia 9423
Anila Denaj 8731
Toni Gogu 5997
Blerina Gjylameti 5751
Olta Xhaçka 5732
Jashtë kësaj liste mbeten Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Etjen Xhafaj, Arben Pëllumbi, Etilda Gjoni etj.
Rezultati në Tiranë u nda në 19 mandate për PS, 13 PD, 2 Mundësia, dhe nga 1 mandat Lapaj dhe Partia e Arlind Qorrit që të parin e listës kishte Redi Muçin. Ndërsa Lapaj rezulton si më i votuari në listën e “Shqipëria Bëhet”./Alfapress.al

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128