
Ish-shefi i FBI-së nën hetim pas postimit të kodit me 4 numra, republikanet pretendojnë se ishte nxitje dhune ndaj Donald Trump

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është duke u hetuar nga Shërbimi Sekret pasi ai publikoi dhe më pas fshiu një postim në rrjete sociale, për të cilin republikanët pretendonin se ishte një nxitje për dhunë kundër presidentit amerikan Donald Trump.
Comey postoi në Instagram një foto me guaska deti që shkruante numrat “8647”, me mbishkrimin “Forma të lezetshme të guacave gjatë shëtitjes time në plazh”.
Numri 86 është një term zhargon, përkufizimet e të cilit përfshijnë “të refuzosh” ose “të heqësh qafe”, sipas fjalorit Merriam-Webster, i cili gjithashtu vë në dukje se kohët e fundit është përdorur si një term që do të thotë “të vrasësh”.
Comey këmbënguli se nuk e dinte se çfarë nënkuptonin numrat, por Trump e ka kundërshtuar këtë.
Bëhet e ditur se më pas, ai fshiu postimin, shkruan BBC.
“Unë nuk e kuptova që disa njerëz i lidhin ato numra me dhunë”, shtoi ai.
“Nuk më ka shkuar kurrë në mendje, por unë kundërshtoj dhunën e çdo lloji, kështu që e hoqa postin.”
Por Trump argumentoi se “edhe një fëmijë e di se çfarë do të thotë”.
“Kjo nënkuptonte vrasje dhe e thotë me zë të lartë dhe qartë”, tha Trump.
“Tani, ai nuk ishte shumë kompetent, por ai ishte mjaft kompetent për të ditur se çfarë do të thoshte”, tha Trump.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128