“I kërkova Putin dhe Zelenskit ta zbatojnë”, Trump në Truth Social: Do të ketë një armëpushim tre-ditor në Ukrainë nga 9 deri më 11 maj

8 Maj 2026, 22:29 / BOTA ALFA PRESS

“I kërkova Putin dhe Zelenskit ta zbatojnë”, Trump në

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në Truth se do të ketë një armëpushim tre-ditor në luftën në Ukrainë, nga 9 deri më 11 maj, ndërsa Rusia feston fitoren e saj në Luftën e Dytë Botërore.

“Jam i kënaqur të njoftoj se do të ketë një armëpushim tre-ditor (9, 10 dhe 11 maj) në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës”, shkroi presidenti amerikan në Truth, duke shtuar se armëpushimi përfshin edhe shkëmbimin e 1,000 të burgosurve për secilin vend.

Presidenti Trump pretendoi se i kishte kërkuar personalisht Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelensky-t të zbatonin armëpushimin.

“Shpresojmë që kjo të shënojë fillimin e fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe të ashpër.

Bisedimet vazhdojnë për t’i dhënë fund këtij konflikti të gjerë, më të madhit që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe çdo ditë po i afrohemi këtij qëllimi”, përfundoi Trump.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide