“Marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona vazhdojnë”/ 3 orë takim me Netanyahun, Trump zbulon detaje nga bisedimet

11 Shkurt 2026, 22:31 / BOTA ALFA PRESS

“Marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim prej tre orësh në Shtëpinë e Bardhë. Takimi u përqendruan në çështjen e Iranit dhe kontaktet e vazhdueshme të Uashingtonit me Teheranin.

Trump përmes një postim theksoi se ai është për vazhdimin e bisedimeve me qëllim arritjen e një marrëveshjeje. Ai shtoi se herën e fundit, Irani vendosi se ishte më mirë të mos bënte një marrëveshje dhe u godit.

“Sapo përfundova takimin tim me Kryeministrin e Izraelit, z. Netanyahu, dhe përfaqësues të ndryshëm të tij. Ishte një takim shumë i mirë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona vazhdojnë.

Nuk u arrit asgjë përfundimtare, përveçse këmbëngula që negociatat me Iranin të vazhdojnë, për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje. Nëse kjo është e mundur, e informova Kryeministrin se kjo do të ishte e preferueshme. Nëse nuk është e mundur, do të duhet të shohim se cili është rezultati.

Herën e fundit, Irani vendosi se ishte më mirë të mos bënte një marrëveshje dhe mori goditjen “Çekiri i Mesnatës” – e cila nuk funksionoi për ta. Shpresoj që këtë herë të jetë më e arsyeshme dhe e përgjegjshme. Përveç kësaj, diskutuam për progresin e shkëlqyer që po bëhet në Gaza dhe në rajon në përgjithësi. Vërtet ka PAQE në Lindjen e Mesme. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkuan Trump.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona


Po ndodh...

ide